
Ademola Lookman
Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm tepër i bujshëm për një transferim të mundshëm të Ademola Lookman tek Interi. Zikaltrit i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Atalantës për sulmuesin nigerian.
Për të veshur Lookmanin me zikaltren e Interit, këta të fundit i kanë ofruar bergamaskëve 40 milionë euro. Por siç raportojnë mediat italiane, Atalanta e ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Interit.
Thuhet se bergamaskët kanë kërkuar të paktën 50 milionë euro që është minimumi për t’u ulur në tryezë. Nga ana tjetër, Interi nuk ofron më shumë se 40 milionë euro.
Poll