
Lukaku, De Bruyne
Në fund të këtij sezoni, Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City. Mesfushorit belg i përfundon kontrata me qytetarët dhe nuk do të rinovojë me ta.
Të interesuar për shërbimet e Kevin De Bruyne janë drejtuesit e Napolit. Siç raportojnë mediat italiane, drejtori i napolitanve, Giovanni Manna ka menduar t’i ofrojë mesfushorit belg 8 milionë euro dhe një kontratë 3-vjeçare.
Megjithatë, duhet parë se çfarë vendimi do të marrë De Bruyne se në cilin ekip do të transferohet. Në garë për shërbimet e 33-vjeçarit janë edhe Liverpool e Chicago në SHBA.