
Edon Zhegrova - Jonathan David
Sulmuesi Jonathan David me shumë gjasa do të luajë për një ekip të ri sezonin e ardhshëm. Kanadezit i skadon kontrata në fund të sezonit me Lillen dhe është i destinuar të largohet nga Franca si lojtar i lirë.
Në “pole position” për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit kanë qenë prej kohësh Interi dhe Juventusi. Por së fundmi në garë për Jonathan David është futur dhe Napoli, që do të sfidojë ekipet e të njëjtit kampionat.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, në rast se napolitanët do të shesin Victor Osimhen, do të nënshkruajnë menjëherë me kanadezin. Në Itali thuhet se drejtuesit e Napolit dhe agjenti i lojtarit do të takohen së shpejti.
Poll