
Paulo Fonseca
Tashmë është zyrtare, Paulo Fonseca është trajneri i ri i Milanit. Tekniku portguez merr kështu vendin e të shkarkuarit, Stefano Pioli. Fonseca mbylli aventurën me Lille në Francë për të nisur një të re me “Djallin”.
Pas emërimit të tij si trajneri i ri i kuqezinjve, ka reaguar vetë tekniku portugez. Me anë të një “InstaStory”, Fonseca ka shkruar fjalët e para si kuqezi.
“Një nder, një krenari, një përgjegjësi. Forza Milan”, shkruan Fosneca në Instagram.
Kujtojmë që portugezi do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare. aga e tij te “Djalli” do të jetë 2.5 milionë euro neto në sezon, por mund të shkojë mbi 3 milionë euro në rast se do të aktivizohet opsioni i rinovimit.

Postimi i Fonsecas
Poll