
Juventus dhe Milan barazuan mbrëmjen e djeshme në supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi 0-0.
Pas këtij dueli ka folur trajneri i “Djallit”, Massimiliano Allegri, duke çuditur në fakt. Ai tha se mbase është më mirë që nuk fituan, për shkak se ekipi duhet të kuptojë se nuk janë aty ku duhet, por ka vend për përmirësim.
"Jam i mërzitur me faktin që dolëm me 1 pikë pas asaj pjese të dytë edhe pse duhet theksuar se Maignan na shmangu golin sapo nisi. Djemtë duhet të kuptojnë momentet e ndeshjes, dhe momenti erdhi kur kishim në dorë Juventusin. Aty duhet ta vdesësh, ta kapësh për fyti kundërshtarin, ta neutralizosh, në formë sportive. Ne nuk e bëmë. Mbajmë pikën por keqardhje ka absolutisht. Megjithatë, më mirë kështu mbase. Nëse fitonim do të mendonim se jemi perfekt, kur në fakt s’është ashtu, sepse kemi ende punë dhe përmirësim.
Leao? Ai dhe Nkunku fizikisht s’janë ende top, dallohet. Rastet humbën, ashtu si penalltia e Pulisic. Por një si Leao kur del aty duhet të shënojë gol, të paktën në dy raste një herë.
Më vjen keq që hoqa Santi Gimenez, sepse po luante mirë. Ndoshta gabova dhe unë, e pranoj, pasi mendova se më duhej freski dhe se Leao mund të shpikte diçka”, tha Allegri.