
Kyle Walker
Në merkaton e janarit, Kyle Walker u largua nga Manchester City për në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares angleze u huazua nga qytetarët për tek Milani për gjashtë muaj.
Kuqezinjtë e Milanos tashmë kanë bërë të ditur dhe fatin 34-vjeçarit. Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani nuk ka ndërmend të blejë përfundimisht kartonin e Kyle Walker.
Përvoja e mbrojtësit anglez në Itali do të përfundojë në fund të sezonit. Walker do të rikthehet në qershor te Manchester City. Këtë sezon me fanellën kuqezi, anglezi regjistron deri më tani 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Poll