Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani sërish në ndjekje të Doué, francezët kërkojnë të paktën 30 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Milani sërish në ndjekje të Doué, francezët
Desire & Guela Doué

Milani nuk arriti dot të transferojë Marc Pubill. Kuqezinjtë deri në momentin e fundit shpresonin se mbrojtësi i djathtë do të pranonte të transferohej në Milano, por në fund Atletico Madrid arriti marrëveshjen me 22-vjeçarin.

Igli Tare është rikthyer tashmë në objektivin e vjetër të kësaj merkatoje, Guela Doué. Vëllai i madh të sulmuesit të Paris Saint Germain, po ndiqet sërish me vëmendje nga Milani si përforcim i krahut të djathtë të mbrojtjes.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë kanë kontaktuar me Strasbourg, por këta të fundit kërkojnë të paktën 30 milionë euro. Milani do të përpiqet në vijim të ulë kërkesat e klubit francez për mbrojtësin 22-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga