
Terracciano & De Gea
Igli Tare ka vepruar në merkato edhe për të rinovuar portën e Milanit. Marco Sportiello është larguar nga kuqezinjtë për t’u bërë pjesë e Atalantës dhe do t’i lërë “stafetën” portierit të Atalantës.
Pietro Terracciano do të jetë portieri më i ri i Milanit për sezonin e ardhshëm. Gardiani 35-vjeçar do të jetë portieri i dytë pas Mike Maignan dhe pasditen e sotme pritet në Casa Milan për të nënshkruar kontratën 2-vjeçare.
Gjithashtu, Terracciano pritet që nesër të nisë stërvitjen së bashku me lojtarët e tjerë të kuqezinjve. Portieri italian ishte pjesë e Fiorentinës që nga viti 2019 dhe tashmë do të veshë fanellën e Milanit.
Poll