Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan ulet “këmbëkryq” te Barcelona, Igli Tare i “shkel syrin” 23-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
Milan ulet “këmbëkryq” te Barcelona, Igli Tare i
Igli Tare - Barcelona/ Fotomontazh

Te Milan vazhdon punë për merkaton e ardhshme. Në fokusin e Igli tares këtë herë ka rënë një nga futbollistët e Barcelonës.

Saktësisht bëhet fjalë për Gerard Martin, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Katalanasit pritet t’iu nënshtrohen disa ndryshimeve në merkaton e verës me hyrje – dalje dhe në këto kushte Martin do të përfundonte si zëvendësues.

Diçka të tillë synojnë ta shfrytëzojnë kuqezinjtë, me taren që është hedhur në “aksion” për të siguruar shërbimet e talentit të blaugranave, i cili ka mundësi reale të largohet nga “Camp Nou”.

Klubi italian e sheh 23-vjeçarin si një alternativë të fortë për përforcimin e mbrojtjes së majtë. Ka nisur të thuret plani për këtë lëvizje. Gjithsesi mbetet të shihet në javët dhe muajt në vazhdim se si do të zhvillohet kjo pistë.

Poll

Lexo gjithashtu