
Igli Tare
Mike Maignan me shumë mundësi do të largohet nga Milan këtë merkato verore. Portieri francez ka rënë dakord për një transferim te Chelsea, teksa ka mbetur vetëm akordi mes dy klubeve.

Vanja Milinkovic-Savic
Në këto kushte, Igli Tare dhe Milan kanë nisur punën për portierin e ri. Vanja Milinkovic-Savic është “gardiani” i preferuar nga kuqezinjtë, të cilin e shohin se perfektin për të mbrojtur kuadratin.
Kujtojmë se 28-vjeçari serb momentalisht luan me Torinon po në Serie A. Ndërsa ditën e nesërme, Serbia e tij do të përballet me Kombëtaren shqiptare në stadiumin “Air Albania”.
Poll