
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova tashmë edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Juventusit. Shqiptari ditën e sotme zbarkoi në Torino ku pas testeve mjekësore ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”.
Siç dihet palët mes tyre janë dakortësuar për një kontratë 4-vjeçare dhe tashmë Zhegrova është prezantuar nga klubi italian. 26-vjeçari do të ketë tashmë mundësinë të luajë për herë të parë në karrierën e tij futbollistike në Serie A, ku do të shpresojë të lërë gjurmë.
“Një kapitull i ri është gati të fillojë Edon Zhegrova”, ka shkruar klubi bardhezi. Transferimi i Zhegrovës në Torino u ka kushtuar arkave të Juves 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
View this post on Instagram
Poll