Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mërgim Vojvoda ndër më të mirët, Torino 'reziston' në shtëpi ndaj Bolognas

Shkruar nga NEWSPORT
Mërgim Vojvoda ndër më të mirët, Torino
Torino - Bologna

Bologna ka barazuar përballë Torinos në transfertë, në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 35-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico di Torino”, përfundoi në barazim 0-0.

Një ndeshje pa shumë raste, ku më kërkuese ishin torinezët. Por, në fund të sfidës skuadrat u ndanë në paqe, gjithashtu me rrjeta të paprekura.

Pas këtij barazimi, Bologna mbetet në vendin e katërt të renditjes, me 64 pikë të grumbulluara pas 35 javësh kampionat. Në krahun tjetër, Torino shkon në kuotën e 47 pikëve dhe mban vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit.

Në këtë sfidë titullar për Torinon ishte edhe futbollisti shqiptar, Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës zhvilloi një ndeshje të mirë duke marrë notën 6.9 dhe duke u ndëshkuar me 1 karton të verdhë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga