Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Më bëri përshtypje Igli Tare”, Modric flet për herë të parë si kuqezi: Milan duhet të konkurrojë për tituj, ja përse jam këtu

Shkruar nga NEWSPORT
“Më bëri përshtypje Igli Tare”, Modric flet për
Luka Modric

Luka Modric mbylli aventurën e tij me Real Madrid dhe u bashkua me Milanin në Serie A. Ndërkohë që mesfushori kroat, ka thënë fjalët e tij të para si kuqezi. 39-vjeçari është shprehur se dikush, i cili i ka bërë më së shumti përshtypje ka qenë pikërisht drejtori sportiv i klubit italian, shqiptari Igli Tare.

“Dëshiroja të qëndroja në Europë për të vazhduar të luaja një futboll konkurrues. Kisha oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, për mua ishte e qartë. E doja që në minutën e parë. Më ka bërë përshtypje edhe fakti që drejtori sportiv Igli Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe të gjithë Milanin. Ishte shumë e rëndësishme për mua, më ka treguar se sa dëshironin që të më sillnin këtu.

Pastaj Milani është një prej klubeve më të mëdhenj në Europë. Milani nuk mund të jetë i kënaqur nga mediokriteti, duhet të vendosë objektiva sa më të mëdhenj të jetë e mundur, të fitojë tituj dhe të konkurrojë me skuadrat më të mira në botë. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Unë e kam ndjekur shumë futbollin italian, është një kampionat shumë konkurrues dhe është rritur shumë. Ka shumë lojtarë kroatë që luajnë në Itali dhe më pëlqen të ndjek shokët e mi të përfaqësueses. Ka skuadra të mëdha, lojtarë të aftë. Është një kampionat shumë taktik dhe fizik”, u shpreh Luka Modric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga