
Noah Okafor
Noah Okafor me shumë mundësi do të largohet nga Milan këtë merkato verore. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi zviceran është pranë kalimit në Premier League.
Po i njëjti burim, shpjegon se Leeds United ka gati më shumë se 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Okafor. Ndërkohë që kontrata e tij pritet të jetë 4-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit.
Në rast se kjo shitje do të konfirmohej, do të ishte një tjetër fitore për Igli Taren. Kujtojmë se Okafor u ble nga Milan 15.5 milionë euro, ndërsa sot 25-vjeçari po shitet për 6-7 milionë më shumë.
Poll