Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mbeten pas Hojlund dhe Vlahovic, Igli Tare gjen në Bundesligë sulmuesin e ri për Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Mbeten pas Hojlund dhe Vlahovic, Igli Tare gjen në Bundesligë
Boniface - Kane - Guirassy

Igli Tare siç duket në këtë merkato nuk ka ndërmend të ndalet. Shqiptari më në fund duket se ka gjetur sulmuesin e duhur për Milanin  e Allegrit.

Ish-drejtori sportiv i Lazios ka “peshkuar” në Bundesligë, sulmuesin e Bayer Leverkusen. I “piketuari” është i Victor Boniface, i cili ka kaluar në “pole – position” dhe klë prapa sulmues si Rasmus Hojlund dhe Dusan Vlahovic.

Tare ka nisur kontaktet me gjermanët për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët. Aktualisht vlera e kartonit të sulmuesit kushton 40 milionë euro, 20 milionë euro më pak se një vit më parë.

Kjo ka ndodhur për shkak të problemeve fizike dhe dëmtimeve të shumta që  ka patur. Por tashmë gjithçka është siç duhet dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet mbi këtë lëvizje.

Poll

Lexo gjithashtu