
Randal Kolo Muani
Randal Kolo Muani ka bindur drejtuesit e Juventusit me paraqitjet në gjysmën e dytë të sezonit. I emëruar së fundmi si drejtor sportiv, Damien Comolli kërkon të ketë sërish francezin në Torino për sezonin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi dhe PSG do të nisin bisedimit menjëherë pas përfundimit të Botërorit të Klubeve. Parisienët luajnë sonte në mbrëmje finalen përballë Chelseat.
Bardhezinjtë do të përpiqen të huazojnë Kolo Muanin edhe një sezon tjetër. Megjithatë kjo është tepër e vështirë pasi Paris Saint Germain dëshiron të shesë përfundimisht sulmuesin francez.
Poll