
Mario Balotelli
Mario Balotelli nuk e ka ndërmend që të ndalet. Ai është shumë pranë largimit nga Genoa, vetëm pas 3 muajsh pjesë e tyre. Sulmuesi italian nuk e ka gjetur veten as te Genoa, duke kërkuar largimin që në janar.
Monza është një ndër ekipet që kërkon shërbimet e 34 vjeçarit. Në rast se ky transferim do të çohej deri në fund, për Balotellin do të ishte një rikthim te Monza, pasi më parë është aktivizuar për ta nga dhjetori 2020 deri në korrik të 2021.
Kujtojmë se këtë sezon me Genoan, Balotelli ka pasur shumë pak minuta në dispozicion. Italiani është aktivizuar në 6 ndeshje, por me një total prej 56 minutash, duke e bindur se nuk ka vend tek ekipi aktual.
Poll