Mario Balotelli ka arritur marrëveshjen verbale me Genoan. 
 
 Sulmuesi italian do të rikthehet kështu në Serie A pas disa sezonesh larg, teksa ajo që po tërheq vëmendjen e tifozëve është paga e tij. 
 
 Sipas “Gazzetta dello Sport”, Balotelli do të përfitojë nga 250 deri në 300 mijë euro deri më 30 qershor 2025. Por sulmuesi  34-vjeçar nuk do të nënshkruajë kontratën e tij përpara javës së ardhshme.
Mediat italiane konfirmojnë se kalimi i Balotellit në Genoa varet nga e ardhmja e Gilardinos në krye të kësaj skuadre.
Kuqeblutë presin Bolonjën në “Stadio Ferraris” të shtunën dhe një humbje ndoshta do të çonte në shkarkimin e Gilardinos.
 Pronarët e tyre, “777 Partners”, shpallën falimentin në fillim të muajit tetor, duke i hapur rrugën “A-Cap”, një nga kreditorët kryesorë të tyre për të marrë drejtimin e skuadrës.
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       