
Mike Maignan
Mike Maignan do të largohet në merkaton e verës nga Milani pasi i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe nuk do të rinovojë. Portieri i Francës me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajë për Chelsea.
Këta të fundit i kanë ofruar Milanit 15 milionë euro dhe kuqezinjtë momentalisht po mendohen. Nga ana tjetër, Igli Tare është në sulm për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Maignan.
Siç raportojnë mediat italiane, opsioni më konkret që mund të zërë vendin e francezit është Mile Svilar. Për të shitur përfundimisht portierin serb, Roma kërkon 30 milionë euro.
Poll