
Khvicha Kvaratskhelia
Paraqitjet mjaft të mira të Kvicha Kvaratskhelia me fanellën e Napolit në Serie A, kanë shtyrë klubin “blu” që të zgjasë bashkëpunimin edhe për disa vite me yllin e kombëtares së Gjeorgjisë.
Babai i 23-vjeçarit, Badri Kvaratskhelia do të jetë në Napoli në orët e ardhshme dhe nuk përjashtohet mundësia për të diskutuar me drejtorin sportiv Giovanni Manna për rinovimin e të birit me klubin.
Sipas mediave italiane, oferta e Napolit në tavolinë mbetet 5.5 milionë euro të cilat pritet t’i përfitojë ylli i skuadrës së Antonio Conte.
Poll