
Kenan Yildiz është padyshim njeriu që po merr “për dore” Juventusin në këtë Botëror Klubesh. Sulmuesi i talentuar i kombëtares turke ka arritur të shënojë tre gola në këtë edicion, duke vendosur kualifikimin e bardhezinjve në raundin tjetër.
Kjo ka bërë që Kenan Yildiz të jetë gjithmonë e më afër projektit afatgjatë të Juventusit. “Zonja e Vjetër” pritet të bisedojë me 20-vjeçarin kur turneu të përfundojë, për të rinovuar kontratën me të.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi do t’i ofrojë Kenan Yildizit një kontratë deri në vitin 2030 me dyfishimin e pagës së tij, nga 1.5 në 3 milionë euro. Nga ana tjetër, rrethi i lojtarit kërkojnë që paga të rritet me 5.
Juventusi shpreson që të mbyllë marrëveshjen duke e rritur rrogën e tij maksimumi në 4 milionë euro. Qëllimi i këtij rinovimi është të sigurohet edhe më shumë qëndrueshmëria e tij në Torino.