Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lecce “ndez” në Serie A, reagon Ylber Ramadani: Kishim vështirësi, por tani jemi mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Lecce “ndez” në Serie A, reagon Ylber Ramadani: Kishim
Ylber Ramadani

Pas dy humbjesh radhazi në Serie A, Lecce arriti të merrte fitoren dhe 3 pikët e vyera në kampionat. Ata mposhtën 2 – 1 Cremonesen, ndërsa janë në garë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit italianë. Mesfushori i Lecce-s dhe Kombëtares Ylber Ramadani, foli pas ndeshjes për mediumin e “DAZN”.   

“Pierotti dje bëri një gol të madh në stërvitje dhe e ndjente se do të vinte një edhe sot. Ka bërë një ndeshje të madhe e tashmë duhet të vazhdojmë kështu, pasi na mbeten edhe 10 ndeshje për t’u luajtur.

Përshëndetja me tifozët? Për mua është e rëndësishme, pasi dua që të arrij mbijetesën. Sot u shitën të gjitha biletat dhe të gjithë ndihmuan ekipin që të merrte tre pikët. Pa ta, nuk do të merrnim asgjë. Duhet të vazhdojmë kështu.

Video para ndeshjes? Ishte gjithë sakrifica që kemi bërë që nga nisja e kampionatit, kishim vështirësi, por tani jemi mirë. Ishte një video motivuese për ne”, u shpreh Ramadani. Në këtë sfidë, shqiptari zhvilloi ndeshje pozitive në mesfushë, jo vetëm si “shkatërrues”, por edhe “ndërtues” prej thellësisë.    

Poll

Lexo gjithashtu