Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Leaos i bëjnë mirë vërshëllimat”, Allegri tremb tifozët para Veronës: E ardhmja ime? Nuk e kam në ADN që të...

Shkruar nga NEWSPORT
“Leaos i bëjnë mirë vërshëllimat”, Allegri
Massimiliano Allegri

Verona dhe Milan do të përballen sot në kuadër të javës së 33-të të Serie A italiane. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Marc'Antonio Bentegodi”, do të nisë në orën 15:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri. Ky i fundit është ndalur tek situata e Rafa Leaos, teksa ka thënë “dy fjalë” edhe për të ardhmen e tij në pankinën e “Djallit”.  

"Me siguri Leaos i shërbyen pak vërshëllimat, kuptoi që në jetë gjërat jo gjithmonë shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, do të reagojë. Këtë javë është stërvitur mirë si të gjithë. Jam i bindur se sulmuesit do të kthehen të shënojnë. Skuadra duhet të zhvillojë ndeshjet me rregull. Ndaj Udineses nuk u pozicionuam në mbrojtje as edhe një minutë, ishim shumë rrëmujë.

Verona? Është një ndeshje e rëndësishme sepse duhet të kthehemi te fitorja, kundër një skuadre që luan me kundërsulme. Duhet të luajmë si skuadër. Në harkun e një sezoni ka ndonjë moment të vështirë, duhet përballuar me qetësi dhe duke i bërë gjërat me rregull. Ndaj Udineses ishim të çrregullt. Duhen edhe 6 ndeshje dhe është një ndeshje e rëndësishme për objektivin që duhet të arrijmë. Duhet të luajmë  futboll me qetësi, kompaktësi dhe rregull.

E ardhmja? Nuk e di cila do të jetë e ardhmja ime, di vetëm një gjë, në këtë moment të gjitha energjitë janë të përqendruar te objektivi final. Klubi, futbollistët, trajnerët, stafi. Të gjithë punojmë për klubin. Mbi gjithçka është klubi, Milani. Në histori ka pasur drejtues, presidentë, lojtarë, por e vetmja gjë që mbetet është klubi. Të gjithë duhet të punojmë për klubin.

Unë gjithnjë kam qenë i lidhur me djemtë, për mua, lojtarët e mi janë më të mirët nga të gjithë. Duhen mbështetur dhe ata duhet të më mbështesin mua, siç kanë bërë. Besoj se klubi ka punuar mirë, kemi një skuadër me lojtarë shumë të mirë dhe dikush është i jashtëzakonshëm, është një bazë e mirë, për të përforcuar këtë bazë duhet të arrijmë në Champions.

Dy janë hapat, në fillim sigurojmë zonën Champions dhe më pas do të programojmë të ardhmen. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, edhe gjatë ndeshjeve. E vetmja gjë që ka rëndësi është rezultati final përmes paraqitjeve. Në këtë moment objektivi është i qartë. E përsëris, historia ime si trajner flet qartë, kam qenë 4 vite te Milani, 8 vite te Juventus dhe më pas u ktheva te Milan. Për mua ndryshimet nuk kanë qenë në ADN-në time”, tha Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu