Cagliari - Lazio
Një tjetër rezultat negative për Lazion dhe objektivi për Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm ka marrë trajtën e një “mirazhi”.
Ata barazuan 0 – 0 kundër Cagliarit, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit kanë vetëm 1 fitore, tregues i formës së dobët. Edhe në këtë përballje, trajneri i Lazios Maurizio Sarri, nuk e integrojë në lojë për asnjë minutë mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysaj. Në minutën e 85-të, mbrojtësi Yerry Mina u ndëshkua me karton të kuq, teksa ky rast shkaktoi polemika.
Aktualisht, lacialët mbajnë vendin e 9-të në kampionat me 34 pikë, 30 pikë pas Interit kryesues dhe 11 më pak nga Como e vendit të 6-të, pozitë e cila të dërgon në kompeticionet evropiane.
Poll
