Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lautaro Martinez nderohet me çmimin prestigjoz përpara Barcelonës: Do jap gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Lautaro Martinez nderohet me çmimin prestigjoz përpara
Lautaro Martinez

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është vlerësuar me çmimin e shtypit të huaj për vitin 2025 si atleti më i mirë i huaj në Itali. Çmimi prestigjioz jepet çdo vit nga Shoqata e Shtypit të Huaj në Itali, e cila shpërblen ekselencat sportive që janë dalluar në skenën italiane dhe ndërkombëtare.

Juria, e përbërë nga gazetarët Dundar Kesapli, Elizabeth Missland, Baris Seckin, Alba Kepi dhe Maarten van Aalderen, përzgjodhi gjashtë figura kryesore nga bota e sportit. Midis tyre, spikat Lautaro Martinez, i cili e priti me entuziazëm çmimin në prag të gjysmëfinales së Champions League kundër Barcelonës:

“Marrja e këtij çmimi është një nder i madh. Falënderoj Shtypin e Huaj që e njohu angazhimin tim. Sporti është jeta ime dhe të jem në gjendje ta përjetoj atë me tifozë nga e gjithë bota është një privilegj. Do të vazhdoj të jap gjithçka nga vetja, me respekt dhe dashuri për këtë lojë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga