Calafiori & Udogie
Këtë javë, Milani zyrtarizoi në stol Max Allegrin dhe Igli Taren si drejtor sportiv. Tashmë tekniku italian dhe drejtori shqiptar kanë nisur nga puna për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.
Shanset që Theo Hernandez të rinovojë kontratën me kuqezinjtë janë zero. Mbrojtësi i Kombëtares franceze pritet që në merkaton e verës të largohet nga Milani për shifrën e 20 milionë eurove.
Siç raportohet nga mediat italiane, Igli Tare po vëzhgon me kujdes anësorin Destiny Udogie. Kuqezinjtë do të provojnë të firmosin me mbrojtësin e Tottenham, por këta të fundit kërkojnë të paktën 40 milionë euro.
Poll