Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kushton 8 milionë euro, Milani lë jashtë Calabrian për 21-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Kushton 8 milionë euro, Milani lë jashtë Calabrian për
Davide Calabria

Milani ka paralajmëruar një merkato mjaft interesante. “Djalli” kërkon që të përforcojë sa më shumë ekipin, në mënyrë që sezonin e ardhshëm mos të luftojnë vetëm për Scudetton, por për çdo kompeticion.

Pas emrave të shumtë të përfolur për repartin e sulmit, tashmë drejtuesit e Milanit kanë “hedhur sytë” nga mbrojtja.

Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fosneca që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme ka shprehur dëshirën e tij për të përforcuar repartin difensiv, ku ka treguar edhe të preferuarin e tij për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Portugezi u ka kërkuar drejtuesve të klubit italian që të transferojnë në “San Siro”, Tiago Santos. 21-vjeçari i cili mban veshur fanellën e Lille, shihet nga Fonseca si i duhuri për krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion të cilin momentalisht te Milani e mban kapiteni Calabria.

Por ky i fundit me shumë mundësi mund ta humbasë vendin e titullarit, duke i lënë radhën një 21-vjeçari si Tiago Santos. Mbrojtësi portugez kushton vetëm 8 milionë euro, shifër e cila është tepër e përballueshme për arkat e Milanit.

Kushton 8 milionë euro, Milani lë jashtë Calabrian për
Tiago Santos

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga