Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

KUPA E ITALISË/ Duel shqiptarësh në Atalanta-Lazio, Gjimshiti dhe Hysaj “përplasin brirët” për finalen me Interin

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E ITALISË/ Duel shqiptarësh në Atalanta-Lazio, Gjimshiti dhe
Berat Gjimshiti te Atalanta dhe Elseid Hysaj te Lazio

Atalanta pret sot në mbrëmje Lazion për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të vlefshme për Kupën e Italisë.

Barazimi 2-2 i ndeshjes së parë la gjithçka të hapur, teksa në stadiumin “New Balance Arena” do të provohet maksimumi për të prekur finalen e majit.

Në këtë duel, pritet me shumë interes se si do të rezultojë dhe përplasja mes dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit dhe Elseid Hysaj të cilët aktivizohen te Atalanta dhe respektivisht Lazio.

Qendërmbrojtësi e ka të fiksuar vendin e tij në formacionin e Bergamaskëve, teksa te lacialët Hysaj mund të marrë minuta të rëndësishme në krahun e mbrojtjes për të ndihmuar të tijët të arrijnë një objektiv madhor pasi ecuria e tyre në kampionat nuk ka prodhuar atë çfarë pritej.

Sfida gjysmëfinale do të nisë në orën 21:00, dhe një prej fituesve do të përballet me Interin që mposhti me përmbysje Comon në shifrat e përgjithshme 4-3.

Poll

Lexo gjithashtu