
LGBTQI+ - Aurelio De Laurentiis
Në javën e parafundit të kampionatit italian, Napoli do të udhëtojë në transfertën e Firenzes, për t’u përballur me Fiorentinën. Sfida e vlefshme për javën e 37-të është programuar të luhet me 17 maj.
Por, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka kërkuar që kjo ndeshje të shtyhet dhe të zhvillohet më datë 18 maji. Numri një i klubit napolitan thotë se këtë e ka kërkuar për çështje besëtytnie, por sipas mediave italiane kjo ka ndodhur për shkak tjetër.
De Laurentiis refuzon që ekipi i tij të luajë më 17 maj, për shkak se kjo datë njihet si dita e paradës së LGBTQI+. Në krahun tjetër, Seria A po shqyrton mundësinë e shtyrjes me 1 ditë më vonë të kësaj sfide.
Poll