Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kthesë” e papritur e Juventusit, “Zonja e Vjetër” vendos për dy sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
“Kthesë” e papritur e Juventusit, “Zonja e
Kolo Muani & Conceicao

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Juventusi arriti një fitore të madhe ndaj Al Ain me rezultatin 5-0 në startin e Botërorit të Klubeve. Dy protagonistë absolut në këtë takim ishin Francisco Conceicao dhe Randal Kolo Muani.

Të dy sulmuesit shënuan dopietë në fitoren e thellë të bardhezinjve, gjë që mund të ndikojë shumë në të ardhmen e tyre. Sulmuesi portugez ishte i destinuar të rikthehej te Porto pasi Igor Tudor nuk kishte besim tek ai.

Por duket se me ndeshjet e fundit, Conceicao ka fituar besimin e teknikut të Juventusit dhe këta të fundit ka gjasa që të blejnë përfundimisht kartonin e tij. Shifra që Porto ka kërkuar për të lënë të lirë 21-vjeçarin është 30 milionë euro.

Megjithatë, Juventusi shpreson të ulë këtë çmim, por edhe në rast se nuk ndodh, “Zonja e Vjetër” do të blejë Conceicaon. Ndërsa për Kolo Muanin po përgatitet një huazim tjetër dhe vitin e ardhshëm pritet të paguajnë 40-45 milionë euro tek Paris Saint-Germain.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga