Marco Baroni - Kristjan Asllani
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Roma – Torino, e vlefshme për fazën 1/8-ave, Kupa e Italisë. Trajneri i “Demave” Marco Baroni, ka vendosur sërish të lër jashtë 11-shes startues mesfushorin e Kombëtares Kristjan Asllanit.
Është ndeshja e 4-të radhazi që 23-vjeçari “përjashtohet” nga trajneri Baroni. Edhe pse nuk ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi, mediat italiane e bëjnë të sigurtë rikthimin e Asllanit te Interi.
Ndonëse klubet kishin rënë dakord që mesfushori të qendronte te Torino me formulë huazimi deri në verë, drejtuesit e “Demave” nuk janë të kënaqur me rendimentin e shqiptarit. Vlen të përmendim se mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli është nga minuta e parë kundër romakëve.
Formacionet zyrtare Roma - Torino
Poll
