Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kristjan Asllani bëhet çështje te Interi, bordi merr “masën ekstreme”

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani bëhet çështje te Interi, bordi merr
Kristjan Asllani

E ardhmja e Kristjan Asllanit po merr trajtën e një “ekuacioni me disa të panjohura”. Janë disa klubet të interesuar për mesfushorin e Shqipërisë, por deri në këtë pikë ka mungura dëshira e lojtarit për t’u zhvendosur.

I fundit në listë që ka hedhur “grepat” për Asllanin përkon me Real Betis, të cilët ofruan deri në 10 milion euro. Por kërkesat e klubit zikaltër janë të larta, e përkthyer 20 milionë euro.

Siç raporton së fundmi “Sky”, bordi i Interit dhe trajneri Cristian Chivu pasditen e sotme kanë mbajtur një mbledhje për 2 orë e gjysmë ku janë diskutuar objektivat për afrime dhe lojtarët që do të largohet.

Nga mediat italiane po përflitet gjithmonë e më shumë se Kristjan Asllani nuk është më në plane dhe shefat po punojnë ti gjejnë mesfushorit kuqezi një tjetër destinacion, sikurse të ardhura të mjaftueshme nga ky largim.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga