
Alexis Saelemaekers
Alexis Saelemaekers është aktualisht i huazuar tek Roma, por së shpejti pritet të rikthehet në kampin e Milanit. Anësori belg me shumë gjasa nuk do të blihet përfundimisht nga kryeqytetasit.
Në një intervistë për mediat italiane, Saelemaekers ka folur për të ardhmen e tij. “Qëndrimi tek Milani është një opsion që më pëlqen, do të avret nga unë t’i vërtetoj diçka trajnerit të ri.
Max Allegri? Do të flas me të dhe do të shohim. Roli im në fushën e lojës nuk është problem, thjesht dua të ndihem i sigurt dhe të përshtatem. Me Romën në sezonin që lamë pas, Saelemaekers shënoi 7 gola në 25 paraqitje.
Poll