Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kërkon transferimin te Interi, Lookman reagon ashpër për refuzimin e Atalantës: Kishim një marrëveshje, nuk e kuptoj pse nuk realizohet

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon transferimin te Interi, Lookman reagon ashpër për
Ademola Lookman

Ademola Lookman prej muajsh tashmë është objektivi kryesorë i Interit. Madje mes palëve është arritur marrëveshja personale për një transferim, por pengesë është bërë Atalanta.

Operacioni nuk konkretizohet, pasi bergamaskët që kanë në zotërim kartonin e futbollistit nuk dëshirojnë largimin e tij. Mes tyre ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Por refuzimi i Atalantës ndaj ofertës së Interit ka “irrituar” 27-vjeçarin, dëshira e të cilit është të transferohet te zikaltërtit. Pikërisht anglezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan një tekst të gjatë dhe ku nënvizon se ka dhënë gjithçka, por nuk e kupton se pse janë kundër këtij transferimi. Madje nënvizon se me Atalantën kishin një marrëveshje për largimin, por nuk është respektuar.

“Gjatë tre viteve të fundit te Atalanta, kam dhënë gjithçka nga vetja. Jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Gjithmonë e kam veshur këtë fanellë me krenari dhe jam përpjekur ta përfaqësoj më së miri klubin dhe qytetin e Bergamos me zemër, pasion dhe përkushtim.

Erdha këtu me shpresën për ta ndihmuar këtë klub të veçantë të rritet dhe së bashku kemi krijuar kujtime që do t’i mbaj me vete përgjithmonë. Fitimi i Europa League dhe festimi i asaj nate në Dublin, krah për krah me shokët e mi të ekipit dhe tifozët tanë, ishte një nga momentet më të mëdha dhe më kuptimplote të karrierës sime. Edhe sot, më vijnë drithërima kur e kujtoj.

Atalanta, dhe veçanërisht tifozët e saj, janë bërë pjesë e imja. Që nga dita e parë, jam ndjerë si në shtëpi dhe gjithmonë jam përpjekur ta kthej këtë dashuri – edhe në momentet kur, prapa kuintave, nuk ishte e lehtë.

Kjo është pikërisht ajo që e bën kaq të vështirë shkrimin e këtyre fjalëve. E kam dashur çdo moment, por ndiej se tani, pas tre vitesh të mrekullueshme në Bergamo, ka ardhur koha e duhur për të kthyer faqen dhe për të nisur një aventurë të re.

Në të kaluarën, disa klube i janë afruar Atalantës, por unë gjithmonë kam zgjedhur të qëndroj besnik. Megjithatë, unë dhe pronarët e klubit ramë dakord se tani ishte koha e duhur për t’u larguar dhe më është thënë qartë se, nëse do të merrej një ofertë e vlefshme, do të lejohesha të largohesha.

Edhe pse tani ka mbërritur një ofertë që përputhet me marrëveshjen tonë, për fat të keq, klubi po e refuzon atë për arsye që nuk i kuptoj.

Për këtë arsye, dhe pas muajsh premtimesh të thyera dhe asaj që e perceptoj si trajtim të padrejtë ndaj meje – si njeri dhe si futbollist – ndiej, me keqardhje, se nuk kam zgjidhje tjetër veçse të flas për atë që besoj se është e drejtë. Mund të konfirmoj se kam paraqitur zyrtarisht një kërkesë transferimi.

Edhe në momentet më të vështira – shumë prej të cilave kam zgjedhur t’i mbaj private dhe konfidenciale – gjithmonë kam vënë klubin, tifozët dhe ekipin në radhë të parë, duke shpresuar se nuk do të arrihej kurrë deri këtu. Por për fat të keq, besoj se nuk kanë mbetur alternativa.

Tifozëve të zemrës që rreh të këtij klubi,  dua t’u them këtë: Më vjen shumë keq që ka ardhur puna deri këtu. Shpresoj ta kuptoni vështirësinë ekstreme të kësaj situate. Për mua, është thjesht çështje e të mbrojturit atë që besoj se është e drejtë.

Mbështetja juaj ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme dhe lidhja që kemi krijuar është diçka e veçantë. Shpresoj se mund të punojmë së bashku me klubin për të gjetur një zgjidhje miqësore për të gjitha palët e përfshira sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Lookman.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ademola Lookman (M.O.N) (@molalookman)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga