
Ardon Jashari vazhdon të jetë “ëndrra” e Milan. Kuqezinjtë siç dihet po këmbëngulin për transferimin e tij, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me Club Brugge.
Skuadra belge po bëhet pengesë, pavarësisht dëshirës së Jasharit për t’u transferuar në Serie A. Pikërisht për këtë mesfushori shqiptar do të ketë një takim “kokë më kokë” me drejtuesit belg për të tentur t’i bindë për ta lënë të lirë.
Siç dihet 23-vjeçari ka arritur marrëveshjen personale me Milan dhe tashmë do të kërkojë të zgjidhë kontratën me belgët. Me këto të fundit ka kontratë të vlefshme deri në verën e 2029.
Ndërkohë me italianët, Jashari është dakortësuar për një kontratë afatgjatë, por fillimisht mbetet të presim për të parë nëse mes mesfushorit dhe Club Brugge do të ketë një marrëveshje për largimin apo jo.