Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kemi ndryshuar skemën, jemi ekip më kompakt”, Leao pas triumfit me Genoan: Kupa? Duel i vështirë, por Milani i luan finalet vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi ndryshuar skemën, jemi ekip më kompakt”, Leao pas
Rafael Leao

Milan ia doli që të triumfonte në transfertë përballë Genoas me rezultatin 1-2. Një fitore me përmbysje, ku protagonist ishte edhe Rafael Leao me një gol të shënuar. Është pikërisht portugezi ai që ka folur në përfundim të këtij dueli, duke u shprehur se tashmë janë një ekip më kompakt, pasi trajneri ka ndryshuar skemën e lojës.

“Këto ndeshjet e fundit janë të rëndësishme për të grumbulluar sa më shumë pikë. Trajneri ka ndryshuar modulin dhe tani jemi një ekip më kompakt. Të gjithë punojmë për të mirën e skuadrës. Edhe ata që u futën nga stoli dhanë më të mirën dhe bënë diferencën në fushën e lojës”, tha fillimisht portugezi.

Më tej, Rafael Leao foli edhe për Kupën e Italisë, aty ku “Djalli” do të përballet në finalen e madhe me Bolognan. Leao thotë se është një ndeshje e vështirë, por thekson se ekipi i tij luan vetëm për fitore.

“Çdo ndeshje unë kërkoj që të ndihmoj skuadrën time, si titullar dhe si nga pankina. Jemi gjithmonë gati për të dhënë kontributin tonë në çdo sfidë. Kemi objektivin për të bërë më të mirën e mundshme në këto ndeshje. Ka ende kohë për të shkuar deri te finalja, por ne sigurisht që duhet të japim më të mirën gjithmonë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali të fortë dhe me besim. Jemi Milani dhe finalet do t’i luajmë vetëm për t’i fituar”, mbylli fjalën e tij sulmuesi i Milan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga