
Rashford & Sancho
Reparti ofensiv i Juventusit pritet të ketë ndryshime në këtë merkato vere. I pari që do t’i bashkohet bardhezinjve është Jonathan David si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Lille.
Por pas konfirmimit të transferimit të kanadezit, Juventusi është hedhur në sulm për të afruar dhe Jadon Sanchon. Siç raportohet nga mediat italiane, sulmuesi i Manchester United kërkon të shkojë vetëm tek Juventusi.
Sancho thuhet se ka refuzuar të gjitha ofertat nga Turqia, pasi dëshiron të luajë vetëm në 5 ligat kryesore të Europës. Sulmuesi 25-vjeçar ka pranuar të ulë pagën e tij vetëm për t’u afruar te “Zonja e Vjetër”.
Poll