
24 orët e fundit kanë qenë tepër intensive për Juventusin. Bardhezinjtë u eliminuan nga Botërori i Klubeve nga Real Madridi, por arritën të sigurojnë shërbimet e Jonathan David.
Sulmuesi kanadez do të vijë nga Lille me parametra 0 dhe do të veshë fanellën bardhezi. Por duket se “Zonja e Vjetër” nuk është ndalur vetëm me firmën që do të hedhë Jonathan David.
Siç raportojnë sot mediat italiane, Juventusi ka përparuar në kontaktet me Jadon Sancho. Bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro te Manchester United për të transferuar britanikun.
Në Torino janë optimistë se mund të transferojnë Sanchon në Serie A. sulmuesi 25-vjeçar ka një kontratë me Manchester United që skadon në qershorin e ardhshëm.