
Juventus
Në kampin e Juventusit janë ende në pritje për të zbuluar se cili do të jetë trajneri i bardhezinjve sezonin e ardhshëm. Dy prej tyre, Conte dhe Gasperini nuk zgjodhën të kalonin në Torino.
Mediat italiane raportojnë se Igor Tudor do të qëndrojë te Juventusi për Kupën e Botës për Klube. Por megjithatë, tekniku kroat pritet të zëvendësohet pas këtij kompeticioni prej dy emrave të përfolur.
Bëhet fjalë për Stefano Piolin dhe Roberto Mancinin që janë dy emrat më të përfolur momentalisht për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”. Ish-tekniku i Milanit aktualisht drejton Al Nassr, ndërsa Mancini është pa ekip.
Poll