
Juventusi po përgatitet për Kupën e Botës për Klube dhe vetë tregun e transferimeve të verës, ndërsa pret që të përfundojë afati për garën që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara (tingulli i gongut do të bjerë sonte në orën 20:00 sipas kohës italiane).
Emri i “ëndrrave” për “Zonjën e Vjetër është një, Viktor Gyokeres (27 vjeç). Qendërsulmuesi suedez i Sportingut të Portugalisë e ka treguar veten si një “makineri” e vërtetë golash, në sezonin e sapo mbyllur ai shënoi plot 54 gola, dhe mbi llogarinë e tij janë kthyer vëmendjet e tregut të pak a shumë të gjitha klubeve të mëdha evropiane. Përfshirë edhe Juventusin, sigurisht.
Edicioni i sotëm i “Tuttosport” rikthehet gjithashtu te tema e Gyokeres për Juventusin, duke shpjeguar se si vlerësimi i sulmuesit është rreth 70 milionë euro.
Gara përfaqësohet kryesisht nga Manchester United, i cili megjithatë është i shqetësuar për pasiguritë e Osimhen ndaj Al Hilal, të cilat mund t'i shtyjnë “Djajtë e Kuq” të lëvizin drejt Gyokeres. Plani përfshin monitorimin e vazhdueshëm të situatës për të provuar të nisë sulmin vendimtar në kohën e duhur.