
Juventus
Edhe pse në merkaton e verës së kaluar Juventusi shpenzoi shuma të mëdha, nuk arriti të bëjë një sezon dhe aq të kënaqshëm. Megjithatë, bardhezinjtë po përgatiten tashmë për merkaton e verës.
Janë të paktën 4 emra konkretë që mund të vishen me fanellat bardhezi sezonin e ardhshëm. Victor Osimhen është objektivi kryesor i “zonjës së vjetër” për repartin e sulmit.
Ndërsa Sandro Tonali po projektohet si lideri i mesfushës. Ndër alternativat e tjera të Juventusit për repartin ofensiv është Rasmus Hojlund i Manchester United. Ndërsa David Hancko i Feyenoord po mendohet të jetë partneri i Bremer në qendrën e mbrojtjes.
Poll