
Napoli është vetëm 90 minuta larg titullit të katërt kampion në Itali dhe të dytit në tre sezonet e fundit. Edhe në rast se napolitanët arrijnë të kuruoëzohen si kampionët e Italisë, Antonio Conte do të largohet.
Siç raportojnë mediat italiane, në merkaton e verës, Napoli do të kontaktojë Massimiliano Allegrin për stolin. Ky i fundit është një dëshirë e presidentit De Laurentiis prej kohësh, i cili mund ta sjellë në qytet teknikun italian.
Por çfarë pritet të ndodhë me Antonio Conten? Tekniku aktual i Napolit me shumë gjasa do të rikthehet në stolin e Juventusit pas 11 vitesh. Por trajneri 55-vjeçar nuk pritet të shkojë i vetëm në Torino.
Ëndrrra e Juventusit është të sjellë në kamp Antonio Conten së bashku me Victor Osimhen. Siç shkruhet në mediat italiane, Juventusi pritet t’i ofrojë Napolit deri në 85 milionë euro për sulmuesin nigerian.