
Sezoni ende nuk ka përfunduar, por në kampin e Juventusit po mendohet për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë tashmë janë në bisedime për të ardhmen e tre lojtarëve të skuadrës.
Bëhet fjalë për Federico Gattin, Ëeston Mckennie dhe Renato Veigën. Përsa i përket mbrojtësit italian, Juventusi ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2030. Gjithashtu e njëjta gjë do të ndodhë edhe për mesfushorin amerikan.
Por ky i fundit do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2028, dhe me një rritje page nga 2.5 milionë euro në 3 të tilla. Sa i përket Renato Veigës, ai është i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, por në marrëveshje nuk ka detyrim ose të blerjeje.
Juventusi ka nisur bisedimet me drejtuesit e “bluve të Londrës” për të blerë përfundimisht mbrojtësin, ose në rastin më të keq ta mbajnë atë deri në përfundimin e Kupës së Botës për Klube (14 qershor – 13 korrik).