
Randal Kolo Muani
Dusan Vlahovic vështirë se do të qëndrojë te Juventusi sezonin e ardhshëm. Sulmuesi serb nuk po bind aspak drejtuesit e “zonjës së vjetër” me paraqitjet e tij këtë sezon dhe largimi mund të vijë në verë.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli po punon për të arritur në një marrëveshje me Randal Kolo Muanin. Sulmuesi francez ka bindur bardhezinjtë me paraqitjet e tij që nga ardhja e tij në janar.
Sipas mediave italiane, Juventusi po punon për ta huazuar edhe një vit tjetër 26-vjeçarin. Synimini është që Kolo Muani të blihet verën e vitit 2026 me një shifër prej 40 milionë eurosh nga italianët.
Poll