Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Juventus kishte më shumë dëshirë", tekniku portugez pas humbjes në Torino: Mungesë benzine? Unë përgjegjësi

Shkruar nga NEWSPORT
"Juventus kishte më shumë dëshirë", tekniku
Sergio Conceicao

Milani humbi supersfidën ndaj Juventusit me rezultat 2-0. Milanistët nuk ia dolën dot të korrnin sukses si në rastin e Supercoppa të Italisë.

Sergio Conceicao ka qenë i pakënaqur pas disfatës në Torino dhe kjo është dukur në fjalët e tij pas përfundimit të takimit të Serie A. Portugezi ka këmbëngukur se lojtarët kuqezi nuk kishin dëshirën e duhur.

“Ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë. Kishim më shumë raste. Juventus kishte më shumë dëshirë për të fituar. Madje mund të kishim pësuar më shumë gola. Janë gjëra që unë nuk i kuptoj dhe jam unë përgjegjësi.

Është janar! Për çfarë mungesë benzine flisni. Në karrierë kam patur skuadra të vogla që nuk kishin talent, por uri dhe dëshirë. Te Milani duhet të jetë dhe më tepër kështu.

Nuk është e re situata, e kam parë dhe para se të vija këtu. Jam ai që duhet të ndryshojë qëndrimin dhe mentalitetin e lojtarëve. Në pushimin e ndeshjes nuk e bëra këtë. Nëse gabon para portës, është tjetër histori”, u shpreh Conceicao.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga