Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm Victor Osimhen, Juventusi projekton sulmin e ri me dy yjet e Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Victor Osimhen, Juventusi projekton sulmin e ri me dy yjet e
Mateo Retegui

Në repartin ofensiv të Juventusit për sezonin e ardhshëm pritet të ketë revolucion. Dy sulmuesit e qendrës Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e klubit bardhezi vitin e ardhshëm.

Për sulmuesin francez, Juventusi nuk ka ndërmend ta blejë përfundimisht kartonin e tij, e për serbin mund të ketë një lamtumirë për shkak të paraqitjeve të tij jo bindëse. Opsioni dhe objektivi kryesor që “zonja e vjetër” po ndjek prej kohësh është Victor Osimhen.

Por në rast se nuk arrihet drejt një përfundimi të kënaqshëm tek ish-sulmuesi i Napolit, Juventusi do të provojë sulmues të tjerë. Bardhezinjtë ndjekin prej kohësh edhe Ademola Lookman, por së fundmi ka dalë në pah edhe emri i Mateo Retegui. Sulmuesi i Kombëtares italiane ka arritur të realizojë 22 gola në 29 paraqitje duke udhëhequr listën e golashënuesve në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7