
Morata, Thiaw & Theo
Sezoni i kaluar ishte i suksesshëm nga klubi i Comos pasi u renditën në mesin e tabelës së Serie A. Por sezonin e ardhshëm, klubi liqenor do të “ëndërrojë” më shumë duke kërkuar te jetë konkurruese.
Ditën e djeshme u raportua se Cesc Fabregas dëshiron që sezonin e ardhshëm të ketë Alvaro Moratën në ekip. Por nuk është vetëm sulmuesi spanjoll që pritet t’i bashkohet Comos në verë.
Siç raporton Fabrizio Romano, Como i ka vënë syrin dhe Malick Thiaw. Të dyja klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e mbrojtësit gjerman për shifrën e 25 milionë eurove.
Poll