Christian Pulisic
Christian Pulisic nuk po kalon formën e tij më të mirë te Milani dhe kjo u pa në sfidën përballë Napolit, e humbur me rezultatin minimal 0-1.
Anësori amerikan është përballur me luhatje të vazhdueshme, çfarë i ka sjellë dhe humbjen e rendimentit që ka patur në fillim të sezonit, mirëpo dëmtimet e kanë detyruar 27-vjeçarin të humbasë terren me golat dhe asiste.
Kjo ecuri negative e tij nisi që prej fillimit të këtij viti 2026, pasi Pulisic ende nuk e ka ndjerë peshën e golit.
"Djalli" pësoi disfatë të rëndë në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke ezauruar plotësisht shanset për të shpresuar fitimin e Scudettos.
Poll
