
Drejtori sportiv i Milan, shqiptari Igli Tare së bashku me administratorin e klubit kuqezi, Giorgio Furlani dhe trajnerin Massimilano Allegri, ishin në një eveniment të organizuar nga BMW. Pikërisht aty, Tare ka folur për eksperiencën e tij te “gjiganti” italian dhe ditët e para si drejtor sportiv i Milan. Ai është ndalur edhe tek zgjedhja e Allegrit si trajner i kuqezinjve.
“Jam shumë i befasuar nga organizimi i klubit, që nga fillimi ndjeva se të gjithë ishin të gatshëm të na vendosnin mua dhe Maksin në kushtet më të mira të mundshme për t’u siguruar që ky projekt të fillonte siç duhej. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, jemi në hapat e parë, duhet të jemi besimplotë dhe të aftë në sjelljen e asaj përvoje, atij mentaliteti, asaj diçkaje të vogël shtesë që nevojitet për të përfaqësuar një klub të lavdishëm si Milani.
Zgjedhja e Allegrit? Ne vendosëm me klubin të bënim këtë ndryshim. Na duhej një përgjigje e fortë menjëherë, me një trajner ekspert dhe me mentalitet fituesi si Max. Dhe nuk kishte dyshim për këtë. Pas një telefonate midis tij dhe meje, unë dhe Giorgio Furlani shkuam në Lugano për të takuar Allegrin. Ishte një takim i këndshëm sepse në ato dy ose tre orë kuptuam se kishte një mirëkuptim, por mbi të gjitha, një dëshirë për të vazhduar këtë udhëtim. Të tre jemi këtu dhe po përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi”, ishin fjalët e Igli Tares.