Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ishte i preferuari i Hansi Flick te Gjermani, Igli Tare kërkon “goleadorin” e United në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte i preferuari i Hansi Flick te Gjermani, Igli Tare kërkon
Igli Tare

Milani është në kërkim të një goleadori të mirëfilltë, pasi drejtuesit nuk besojnë më te Santiago Gimenez. Gazetari sportiv i mirënjohur Fabrizio Romano raporton se kuqezinjtë janë në bisedime me sulmuesin gjerman Niclas Fullkrug.

Drejtori sportiv i “Djallit”, Igli Tare është hedhur në aksion. Fullkrug është 32 vjeç dhe e ka eksperiencën e mjaftueshme për të “tundur” rrjetën mike.

“Pyka” gjermane u bë i “preferuari” i ish-trajnerit të Gjermanisë Hansi Flick. Në moshën 29-vjeçare, Fullkrug bëri debutimin te “Pancerat”, teksa u prit me skepticizëm për moshën. Megjithatë, ai numëron 14 gola në 24 prezenca me Gjermaninë.

Aktualisht është pjesë e West Ham United në Premier League, ndërsa ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2028. Vlen të përmendim se dëmtimet e shpeshta janë “thembra e Akilit” për Fullkrug.

Poll

Lexo gjithashtu